“La Tua Commercialista” vjen nga një eksperiencë gati 20-vjeçare në tregun shqiptar dhe jashtë saj në fushën e financave të biznesit dhe korporatave. Ka ndihmuar mbi 100 start-up të futen në treg dhe mbi 30 biznese të mesme e të mëdha të konsolidohen.

“La Tua Commercialista” është një hallkë e rëndësishme në mbështetjen e jetës operative të një biznesi.

“La Tua Commercialista” është emër tregtar që përfaqëson aktivitetin e “S&O Consulting” SHPK (e përqendruar në disa tregje europiane me shërbime outsourcing).

Misioni ynë

Logoja jonë përfaqëson “Pemën e Jetës”, pasi konsulenti financiar është shumë i rëndësishëm për rritjen e një kompanie dhe krijimin e një pozicioni financiar fitimprurës në treg.

VIZIONI YNË

Ne synojmë të ofrojmë mbështetje të plotë 360° për çdo biznes — nga këshillimi financiar dhe menaxherial, te menaxhimi i kontabilitetit, shërbimet juridike dhe analizat e tregut.

Grupi ynë përbëhet nga:

  • Konsulentë Financiarë dhe Menaxherialë
  • Kontabilistë të Certifikuar
  • Juristë
  • Profesionalë të Kërkimit dhe Analizës së Tregut

Oligerta Hoxha – CEO – CFO

Me nje eksperience 14 vjecare ne biznes, ne kompani te medha shqiptare dhe nje backgraund mbi nderkombetarizimin, Oligerta Hoxha është një profesioniste e respektuar në fushën e financave dhe kontabilitetit, e njohur për qasjen e saj analitike dhe profesionalizmin e lartë. Si CFO me përvojë, ajo zotëron një kuptim të thellë të praktikave financiare dhe standardeve të kontabilitetit, legjislacionit tatimor, si dhe një aftësi të shkëlqyer për të menaxhuar dhe interpretuar të dhëna komplekse financiare.

Sjell një qasje të strukturuar dhe dhe praktike drejt zgjidhjeve, duke kontribuar në planifikimin strategjik, kontrollin e saktë të shpenzimeve dhe vendimmarrjen e informuar.

Skerdi Hoxha – Financiar & Operations Manager

Me mbi 6 vjet eksperiencë në menaxhimin financiar dhe operativ, Skerdi Hoxha sjell një ekspertizë të thelluar në administrimin e financave, operacioneve, të import-eksportit dhe prodhimit.

Eksperiencat kryesore përfshijnë:

  • Menaxhimin financiar dhe analizën e performancës së biznesit
  • Koordinimin e proceseve doganore (import-eksport) dhe logjistikën e lidhur
  • Monitorimin dhe optimizimin e operacioneve të prodhimit
  • Njohuri të thella mbi legjislacionin tatimor dhe standardet financiare
  • Menaxhimin e marrëdhënieve me klientë të mëdhenj dhe partnerë strategjikë
  • Përgatitjen dhe kontrollin e bilanceve vjetore

Skerdi sjell eksperiencë në financa dhe operacione, njohuri të legjislacionit tatimor dhe menaxhim kompanish të mesme e të mëdha,duke lidhur menaxhimin financiar me performancën operative dhe rritjen e qëndrueshme të biznesit.

Silvia Llani – Juriste

Silvia Llani është specialiste në të drejtën tregtare dhe çështjet e biznesit, duke ofruar konsulencë juridike të personalizuar dhe menaxhim të kontratave për kompani dhe individë. Ajo siguron që çdo marrëveshje dhe proces biznesi të jetë në përputhje me ligjin, duke mbështetur rritjen e qëndrueshme dhe sigurinë juridike të kompanisë e klientëve.

Ajo ndjek praktikat më të mira për mbrojtjen e të drejtave të autorit, të dhënave personale dhe ruajtjen e konfidencialitetit.

Keni një pyetje? Ne jemi të lumtur të ndihmojmë.

Mos lejoni që paqartësia të ndalojë përparimin tuaj.